TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët teknikë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Punëtorët teknikë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh

otesta e punëtorëve teknikë të shkollave dhe institucioneve shëndetësore në Prishtinë, organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK), është zhvilluar sot. Marshi protestues filloi nga zyrat e Federatës Sindikale dhe u zhvendos në oborrin e Komunës së Prishtinës.

Punëtorët teknikë po protestojnë për shkak të mos pagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale, e cila nga korriku 2026 u bë 500 euro bruto. Edhe pse Komuna e Prishtinës procedoi pagat e shtatorit, ato sërish nuk u ekzekutuan konform këtij kriteri ligjor.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi, bashkë me punëtorët teknikë, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës, për shkak të mos pagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale.

Azemi tha se qe nga muaji qershor e kanë paralajmëruar Komunën e Prishtinës se nga 1 korriku duhet të zbatohet vendimi për rritjen e pagës minimale, por ndonëse tashmë është muaji tetor, punëtorët ende nuk po e marrin pagën minimale prej 500 eurosh sipas vendimit të Qeverisë.

“Qe nga qershori kemi filluar që kësaj komune ta paralajmërojmë se në momentin e rritjes së pagës minimale që nga 1 korriku, ne duhet patjetër që ta respektojmë këtë vendim dhe këtë vendim duhet ta respektoni edhe ju. Merreni me mend, përderisa ne shesim demokraci nga komuna e Prishtinës, sot jemi në muajin tetor dhe ne ende nuk e marrim pagën minimale, andaj me keqardhje duhet ta them: e kemi gjetur çelësin që ta imponojmë që duhet ta paguash këtë pagë. Ne, punëtorët e sektorit privat, punëtorët e shkollave të mesme dhe fillore, e sidomos shkollave të mesme, që nga 1 shtatori dhe deri më sot i kemi bërë 35 ditë dhe nuk kemi kryer punë dhe shërbime, dhe institucionet tona të cilat paguhen me njerëz e ndonëse nuk janë të interesuar, lëreni për pagën tonë, por nuk kanë qenë të interesuar as për fatin, as për shëndetin e mijëra e mijëra nxënësve, të cilët vërtet na vjen keq në çfarë gjendje i kemi pru edhe ne”, tha Azemi.

Adem Borovci, kryetar i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve Fizikë të Mjekësisë Familjare, tha se mbi 60 punëtorë fizikë që shërbejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë mbetur pa punë, pas përfundimit të kontratës më 22 shtator 2026.

Ai tha se Komuna e Prishtinës ka qenë në dijeni për datën e përfundimit të kontratës, por punëtorët janë dërguar në shtëpi pa iu dhënë një afat se kur do të shpallet tenderi i ri.

“Ne e kemi pasur një kontratë prej 23 qershorit 2025 deri më 22 shtator 2026, dhe Komuna e Prishtinës e ka ditur prej ditës së parë që më 22 shtator 2026 përfundon kontrata. Ditën që ka përfunduar kontrata, neve na kanë çuar në shtëpi. Ky është veprim absurd dhe është një veprim shumë i shëmtuar. Prej mbi 60 punëtorëve që janë nëpër qendrat e mjekësisë familjare, sot janë në shtëpi. Shumica prej tyre kanë kredi, me pagë minimale jemi duke punuar, kemi pasur vështirësi. Dikush prej këtyre familjeve ka edhe anëtarë të sëmurë, që janë të varur prej terapie. Komuna e Prishtinës ka thënë se ju për momentin keni qenë me ngrënë shtëpi, punën nuk do të humbni, por nuk na ka dhënë afat se kur do të shpallet tenderi. Arsyeja e tyre ka qenë kinse nuk po ia lejon qeveria njëfarë buxheti me shpall tender të ri, por kjo për neve nuk është arsye. Ne, prej 2011-ës, jemi në sektorin privat, asnjëherë nuk kanë ndodhur më parë të mbesim në rrugë”, tha ai.

Përfaqësuesi i punëtorëve të shkollave të mesme në Prishtinë Feim Bislimi ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës zbatimin e vendimit për pagën minimale, duke thënë se punëtorët janë në protestë që nga 1 shtatori.

Ai tha se punëtorët nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit, ndërsa shprehu keqardhje për kushtet në të cilat po zhvillohet mësimi.

“Përndryshe, derisa pagat tona nuk dalin në kontot tona në bazë të ligjit, na do të vazhdojmë sa të jetë nevoja, ndoshta edhe në vitin e ri, në qershor, ne do të qëndrojmë përballë këtyre situatave. Asnjë punëtor sot nuk ka dalë prej qejfi, qe 7 javë ditë ne jemi në grevë, asnjë institucion prej Komunës së Prishtinës nuk vjen të flasë me punëtorë për të bërë zgjidhje”, tha ai.

Bislimi paralajmëroi se punëtorët do të vazhdojnë protestën deri në zgjidhjen e çështjes së pagave dhe kontratave, duke kritikuar mungesën e komunikimit nga Komuna e Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kurti: Miratimi i ligjit për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Malishevë dhe Gjakovë, dyshohet për të shtëna në aheng familjar

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Malishevë dhe Gjakovë, dyshohet për të shtëna në aheng familjar

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Plani italian: Prani në Kosovë edhe pas reduktimit të KFOR-it, radarë për zbulimin e raketave balistike në Ballkan

27 studentë në Durrës shoqërohen në polici pas përplasjes me efektivët

27 studentë në Durrës shoqërohen në polici pas përplasjes me efektivët

Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Malishevë dhe Gjakovë, dyshohet për të shtëna në aheng familjar

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Malishevë dhe Gjakovë, dyshohet për të shtëna në aheng familjar

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Plani italian: Prani në Kosovë edhe pas reduktimit të KFOR-it, radarë për zbulimin e raketave balistike në Ballkan

Plani italian: Prani në Kosovë edhe pas reduktimit të KFOR-it, radarë për zbulimin e raketave balistike në Ballkan

Rama: Sezoni i ngrohjes nisi pa probleme, synohet zgjerimi i rrjetit dhe projekti “Solar for Kosovo”

Rama: Sezoni i ngrohjes nisi pa probleme, synohet zgjerimi i rrjetit dhe projekti “Solar for Kosovo”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën