Protesta e studentëve dhe të rinjve në Vlorë vijon përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, ndërsa gjatë marshimit janë regjistruar momente tensioni dhe konfrontime me forcat e policisë.
Protestuesit janë ndalur pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Ali Demi”, ku u kanë bërë thirrje nxënësve t’i bashkohen protestës dhe të bojkotojnë përkohësisht procesin mësimor.
Gjatë zhvillimeve, një grup të rinjsh është përplasur me efektivët e Policisë, ku janë raportuar shtyrje dhe goditje.
Ndërkohë, drejt godinës së Bashkisë së Vlorës janë hedhur vezë.







