TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

by Tëvë1
42 minuta ago
0
A A
Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka folur lidhur me aktgjykimin dënues të shpallur më 16 shtator për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ai tha se, përderisa nuk është larguar pjesa “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, atëherë është vënë në pikëpyetje i gjithë organizimi, duke vënë në pikëpyetje edhe luftën e UÇK-së.

“Unë vlerësoj se, përderisa mbetet ajo pjesa që është bërë me qëllim të përbashkët kriminal dhe ndërmarrje të përbashkët kriminale, synimi nuk është individual, është synim i dënimit të një qëllimi, sepse qëllimi është ideja, qëllimi është organizimi. Dhe në qoftë se vë në pikëpyetje gjithë organizimin dhe gjithë qëllimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atëherë e ke vënë në pikëpyetje edhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”,tha Maqedonci.

Ai tutje tha se është tentuar vazhdimisht që gjykata të paraqitet si një gjykatë që dënon vetëm krimet individuale, gjë që, sipas tij, në fund nuk ndodhi ashtu.

“Vlerësoj se është tentuar në vazhdimësi që kjo gjykatë të paraqitet si një gjykatë që dënon krime individuale, mirëpo në fund u pa që, përveç asaj pjese të krimeve monstruoze të trafikimit të organeve, që është hequr nga aktakuza, pjesa tjetër ka mbetur ashtu siç është tentuar të mbetet. Dhe unë e them me përgjegjësi të plotë, edhe si ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se, në qoftë se krahasojmë të gjitha luftërat çlirimtare, vlerësoj se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë njëra ndër luftërat më të pastra në historinë e njerëzimit të një populli për liri”, tha tutje Maqedonci.

Ndër të tjera, Maqedonci u pyet edhe për momentin kur dëgjoi shpalljen e aktgjykimit dënues për ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se në ato momente, gjëja e parë që i vjen në mendje janë vuajtjet e popullit tonë dhe se UÇK-ja erdhi si rezultat i një represioni dhe gjenocidi.

“Normalisht që gjëja e parë dhe elementet e para të asaj lufte që të kthehen në kujtesë janë vuajtjet e popullit tonë. Ne nuk do të harrojmë kurrë që kjo ushtri erdhi si rezultat i një represioni të vazhdueshëm, i një gjenocidi të paparë, dhe që nuk kishte filluar vetëm në vitet e ’90-ta, por që kishte filluar që në vitin 1912 dhe nuk përfundoi deri në përfundimin e luftës së Kosovës”, tha Maqedonci.

Më tej, ai tha se UÇK-ja nuk është e ndarë nga populli, por buron nga populli i Kosovës.

“Pra, kemi të bëjmë me një dhunë të paparë, e cila nxori në pah rezistencën e popullit tonë, pra shpirtin luftarak të popullit tonë gjatë të gjitha fazave, sepse, fundja, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një produkt i sjellë nga lëvizjet dhe shumë organizime që janë bërë që nga viti 1912. Lidhet me vetë Komitetin Kombëtar për Çlirimin e Kosovës dhe idenë për çlirimin e Kosovës në atë periudhë, e deri te lëvizjet ilegale, lëvizjet e tjera për liri dhe pavarësi. Pra, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është e ndarë nga populli; është pjesë dhe buron nga populli i Kosovës, nga vullneti, dëshira dhe ideja e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, deklaroi Maqedonci, teksa fliste për vendimin e 16 shtatorit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Nuk kam njohuri që Izraeli po pengon ndërtimin e hapësirave për FSK-në në Gaza

Maqedonci: Nuk kam njohuri që Izraeli po pengon ndërtimin e hapësirave për FSK-në në Gaza

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po heton rastin

Mustafa për situatën në Shqipëri: Dështimi i parë është presidenti i shtetit, zoti Begaj

Mustafa për situatën në Shqipëri: Dështimi i parë është presidenti i shtetit, zoti Begaj

Maqedonci: Nuk kam njohuri që Izraeli po pengon ndërtimin e hapësirave për FSK-në në Gaza

Maqedonci: Nuk kam njohuri që Izraeli po pengon ndërtimin e hapësirave për FSK-në në Gaza

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

“InfoNata” 15.10.2026

“InfoNata” 15.10.2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po heton rastin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën