TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafa për situatën në Shqipëri: Dështimi i parë është presidenti i shtetit, zoti Begaj

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Mustafa për situatën në Shqipëri: Dështimi i parë është presidenti i shtetit, zoti Begaj

Studiuesi i filozofisë politike, Latif Mustafa, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, ka folur për protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe situatën politike në atje.

Sipas Mustafës, në situatën aktuale kanë ndodhur disa dështime institucionale, ndërsa si dështim të parë e ka renditur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Dështimi i parë është presidenti i shtetit, zoti Begaj. Në këtë situatë kaq të tensionuar, ai nuk gjen një mundësi për t’i ftuar partitë politike që të ulen në një tryezë dhe të bisedojnë. Kjo tregon se presidenti i shtetit është nën kontrollin e kryeministrit dhe se të gjithë faktorët e tjerë, si tentakulat e pushteteve të caktuara në Shqipëri, janë nën kontrollin e një njeriu të vetëm”, u shpreh Mustafa.

Ai tha se dialogu politik, si brenda partive, ashtu edhe ndërmjet tyre, ka vdekur, duke vënë në pikëpyetje edhe rolin e institucionit të presidentit si kundërpeshë ndaj pushtetit ekzekutiv.

“Kjo do të thotë se dialogu politik, brendapartiak dhe ndërmjet partive në atë vend, ka vdekur. Institucioni i presidentit, si maja e shtetit, nuk funksionon si një lloj kundërpeshe ndaj kryeministrit”, tha ai.

Mustafa kritikoi gjithashtu gjendjen e demokracisë në Shqipëri, duke theksuar se ajo ka dështuar dhe po vazhdon të dështojë. Sipas tij, qytetarët e ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike përmes pjesëmarrjes në zgjedhje dhe angazhimit aktiv në protesta.

“Demokracia ka dështuar dhe po vazhdon të dështojë, sepse ajo realizohet në dy forma: përmes pjesëmarrjes pasive të qytetarit, duke votuar, dhe përmes pjesëmarrjes aktive, përmes protestave. Këto janë dy format përmes të cilave njeriu e ushtron të drejtën e tij demokratike në një hapësirë publike të lirë”, deklaroi Mustafa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po heton rastin

Gjeta: Pa zgjedhje të lira, Rama e ka të pamundur të ushtrojë pushtetin dhe rrezikohet paqja sociale

Gjeta: Pa zgjedhje të lira, Rama e ka të pamundur të ushtrojë pushtetin dhe rrezikohet paqja sociale

​The Guardian: Izraeli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut

Zulfaj i shpjegon kontekstinin e miratimit të Ligjit për Specialen komisioneres së BE-së

Zulfaj i shpjegon kontekstinin e miratimit të Ligjit për Specialen komisioneres së BE-së

“InfoNata” 15.10.2026

“InfoNata” 15.10.2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po heton rastin

Mustafa për situatën në Shqipëri: Dështimi i parë është presidenti i shtetit, zoti Begaj

Mustafa për situatën në Shqipëri: Dështimi i parë është presidenti i shtetit, zoti Begaj

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë

Gjeta: Pa zgjedhje të lira, Rama e ka të pamundur të ushtrojë pushtetin dhe rrezikohet paqja sociale

Gjeta: Pa zgjedhje të lira, Rama e ka të pamundur të ushtrojë pushtetin dhe rrezikohet paqja sociale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën