Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur të enjten në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor të lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit Johns Hopkins, në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS).
Gjatë takimit, profesori Joseph e ka përgëzuar Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës, duke i uruar sukses në ushtrimin e mandatit.
Sipas njoftimit, të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.
Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për urimet e profesorit amerikan, ndërsa ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë për çështjet me interes të përbashkët./teve1.info/







