Komandanti i JFC Naples, Admirali George M.Wikoff, dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, vizituan sot veriun e Kosovës.
Në praninë e tyre ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmen Hoxha.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ata vëzhguan pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës duke zhvilluar një patrullim të përbashkët përgjatë Vijës Administrative Kufitare (VAK).
Komandanti i JFC Naples, Admirali George M.Wikoff, dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takuan me kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Miloš Perović, për të diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në atë zonë./teve1.info/




