TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjermania e Zvicra mbështesin Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

by teve1
2 orë ago
0
A A
Gjermania e Zvicra mbështesin Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

Në Simpoziumin “Vizioni Hapësinor i Kosovës 2050”, organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me mbështetjen e Gjermanisë dhe Zvicrës përmes GIZ-it, u diskutua për planifikimin hapësinor afatgjatë të Kosovës dhe rëndësinë e tij për zhvillimin e vendit.

Payam Ghalehdar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, tha se planifikimi hapësinor është shumë më tepër sesa vetëm hartat dhe zonimi.

Ai tha se Karta e Re e Lajpcigut dhe Agjenda Territoriale 2030 mund të shërbejnë si pika referimi për Kosovën drejt anëtarësimit në BE, krahas standardeve mjedisore evropiane.

“Gjermania është krenare që qëndron përkrah Kosovës në këtë përpjekje, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht partnerin tonë zviceran. Ne nuk vijmë me përgjigje të gatshme. Planet më të mira hartohen në vend, nga ata që do të jetojnë me to. Vizioni për vitin 2050 është një angazhim afatgjatë dhe fuqia e tij do të vijë nga përfshirja e gjerë – nga institucionet që e formësojnë atë, komunat që e sjellin në jetë dhe qytetarët, jeta e përditshme e të cilëve do të përmirësohet”, tha Ghalehdar.

Ministrja e MPHI-së, Fitore Pacolli foli për rëndësinë e Simpoziumit “Vizioni Hapësinor i Kosovës 2050”, duke e cilësuar atë si mundësi për të bashkuar njohuritë, përvojat dhe perspektivat.

Ajo tha se synimi është krijimi i parakushteve për zhvillim të qëndrueshëm, tranzicion të drejtë, mjedis të shëndetshëm dhe mirëqenie për të gjithë.

“Ky simpozium është një mundësi e shkëlqyer për të bërë bashkë njohuritë, përvojat dhe perspektivat tona, për të diskutuar sfidat aktuale dhe për të pasur një vizion së bashku të ardhmen hapësinore të Kosovës… Synimi ynë është të krijojmë parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm, një tranzicion të drejtë, një mjedis të shëndetshëm dhe mirëqenie për të gjithë”, tha Pacolli, raporton KosovaPress.

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, tha se vizioni hapësinor është kyç për zhvillimin dhe rritjen e Kosovës.

Ajo tha se Zvicra beson në parimet e zhvillimit kompakt, mbrojtjes së tokës natyrore dhe bujqësore, koordinimit të planifikimit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe krijimit të mjediseve cilësore të jetesës, të mbështetura nga mobiliteti i qëndrueshëm.

“Bashkë me kolegët tanë gjermanë, jemi krenarë që mbështesim përpjekjet e Kosovës për të zhvilluar dhe realizuar këtë vizion. Ne kemi besim se rritja e balancuar mund të ndihmojë në krijimin e komuniteteve të gjalla dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët”, tha ajo.

Në këtë simpozium foli edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Arsim Ademi.

Ai tha se komisioni është i gatshëm të jep kontributin e tij në proceset që lidhen me planifikimin hapësinor.

“Është kënaqësi dhe njëkohësisht obligim në cilësinë e përfaqësuesit të Komisionit për Mjedis që të zotohem para jush se atë që është e nevojshme nga ana jonë si komision, do ta bëjmë në të mirë të planifikimit, por edhe të këtij vizioni që fillon sot.”

Diskutimet në kuadër të këtij simpoziumi synojnë të kontribuojnë në hartimin e një vizioni afatgjatë për zhvillimin hapësinor të Kosovës deri në vitin 2050.

ShareTweet

Postime të ngjashme

ASK: Më shumë lindje në qershor 2026 se në maj

Më pak lindje në Kosovë gjatë gushtit

KPK-ja përgatit hapat e radhës për rekrutimin e prokurorëve të rinj

KPK-ja përgatit hapat e radhës për rekrutimin e prokurorëve të rinj

NATO, KFOR-i dhe Policia e Kosovës vëzhgojnë patrullimet që po zhvillohen në pjesën veriore të vendit

NATO, KFOR-i dhe Policia e Kosovës vëzhgojnë patrullimet që po zhvillohen në pjesën veriore të vendit

Berisha: Edhe Rama së bashku me Vuçiqin janë autor për dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Protestat dalin jashtë kontrollit në Durrës dhe Shkodër, plagoset komandanti i Forcave të Rendit

Mbyllet pjesa e parë, Malisheva në epërsi ndaj Prishtinës

Mbyllet pjesa e parë, Malisheva në epërsi ndaj Prishtinës

Kolumbia zhvendos ambasadën në Jerusalem, duke shkaktuar reagime palestineze

Kolumbia zhvendos ambasadën në Jerusalem, duke shkaktuar reagime palestineze

Kosova mund ta humb organizimin e LM 2030, paralajmëron Rama

Kosova mund ta humb organizimin e LM 2030, paralajmëron Rama

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën