Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë bojkotuar votimin për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ndërsa deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë lëshuar sallën e Kuvendit në momentin kur nisi procesi i votimit.
Ndërkohë, deputetët e partisë në pushtet kanë vazhduar me procedurën e votimit për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të bordit.










