Sfida e e Ligës së Konferencës mes Egnatias dhe Midtjylland e kësaj të enjteje nuk do të zhvillohet në Tiranë.
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar në kryeqytet nga protestat studentore, UEFA pranoi që kjo sfidë të luhet në Elbasan në ‘Elbasan Arena’ një vendim që u mor vetëm ditën e ndeshjes.
Një ditë më parë, Egnatia kishte deklaruar se zhvillimi i ndeshjes i programuar të luhej në ‘Arenën Kombëtare’ nuk ishte në rrezik, por UEFA kërkonte garancitë nga forcat e rendit për mbarëvajtjen e saj pa e konfirmuar plotësisht.
Kështu që këtë të enjte u vendos që Egnatia-Midtjylland të luhet në ‘Elbasan Arena’.










