TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përmbytjet e mëdha në Stamboll, vdes 14-vjeçari pasi shkel në pellgun me rrymë elektrike – pezullohet edhe mësimi

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Përmbytjet e mëdha në Stamboll, vdes 14-vjeçari pasi shkel në pellgun me rrymë elektrike – pezullohet edhe mësimi

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë vërshimeve.

I mituri, i identifikuar me inicialet M. I., shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Sipas informacioneve nga zyra e guvernatorit të Stambollit, ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, raportojnë mediat turke.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Autoritetet kanë regjistruar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu, si dhe dhjetëra raste kur njerëzit kanë mbetur të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Mbi 2.500 raportime për shkak të motit të keq

Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar kaos në pjesë të ndryshme të qytetit. Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave të publikuara, moti i keq ka prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete.

Mediat turke kanë raportuar për shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime të përmbytura, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë.

Reshjet më të dendura në pjesën aziatike të Stambollit

Sasitë më të mëdha të reshjeve janë regjistruar në zonën Ömerli, në distriktin Beykoz, në pjesën aziatike të qytetit.

Për shkak të përmasave të situatës, pranë Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) është krijuar një qendër koordinimi për menaxhimin e krizës.

Në terren janë angazhuar rreth 8.000 pjesëtarë të shërbimeve të ndryshme, të mbështetur nga 2.000 automjete dhe makineri ndërtimi. Në operacionet e ndërhyrjes po marrin pjesë ekipet e AFAD-it, Bashkisë Metropolitane të Stambollit dhe shërbimeve komunale.

Pezullohet mësimi, ndalohet qarkullimi i motoçikletave

Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, autoritetet kanë vendosur të pezullojnë mësimin në shkollat e Stambollit gjatë ditës së enjte. Gjithashtu, është ndaluar qarkullimi i motoçikletave për shkak të rrezikut në rrugë.

Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, u ka bërë thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në pjesën aziatike të qytetit, duke u rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve kur udhëtimi është i domosdoshëm.

Ndërkohë, punonjësit me aftësi të kufizuara në sektorin publik dhe nënat me fëmijë të vegjël janë liruar nga detyrimet e punës. Përjashtim bëjnë punonjësit e shërbimeve sociale që punojnë në institucionet ku strehohen fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara, me qëllim që të garantohet vazhdimësia e kujdesit dhe mbështetjes për ta.

Autoritetet u kanë rekomanduar gjithashtu banorëve që jetojnë në apartamente në katet përdhese ose në bodrume që ta kalojnë natën në vende më të sigurta.

Trafik i rënduar, por pa anulime fluturimesh

Moti i keq ka shkaktuar edhe trafik të rënduar, veçanërisht gjatë orëve të pikut në mbrëmje, kur qytetarët po ktheheshin nga puna.

Transporti publik është përballur me mbingarkesë të madhe, pasi shumë qytetarë kanë hequr dorë nga përdorimi i automjeteve private.

Megjithatë, zyra e guvernatorit ka njoftuar se asnjë rrugë nuk është mbyllur plotësisht për shkak të reshjeve. Edhe pistat e aeroporteve kanë vazhduar të funksionojnë normalisht, pa u raportuar anulime fluturimesh.

Tags: reshje shiuStambollTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bashkimit Evropian në Tiranë ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave në Shqipëri

Bashkimit Evropian në Tiranë ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave në Shqipëri

Bojkotohet mësimi në gjimnaze dhe fakultete të Tiranës, studentët nisin marshimin, grumbullohen para Parlamentit

Bojkotohet mësimi në gjimnaze dhe fakultete të Tiranës, studentët nisin marshimin, grumbullohen para Parlamentit

Protesta në Shqipëri vazhdon edhe sot, anulohet seanca e Kuvendit

Protesta në Shqipëri vazhdon edhe sot, anulohet seanca e Kuvendit

51 policë të lënduar nga protesta në Shqipëri

51 policë të lënduar nga protesta në Shqipëri

Nagavci kritikon Serbinë: Radojiçiq i lirë, Beogradi vazhdon pretendimet ndaj Kosovës

Nagavci kritikon Serbinë: Radojiçiq i lirë, Beogradi vazhdon pretendimet ndaj Kosovës

Zlatan Elek jep dorëheqje nga posti i deputetit, zëvendësohet nga Ivica Ceniç

Zlatan Elek jep dorëheqje nga posti i deputetit, zëvendësohet nga Ivica Ceniç

Zyrtare: Ndeshja e Ligës së Konferencën Egnatia – Midtjylland nuk do të zhvillohet në Tiranë

Zyrtare: Ndeshja e Ligës së Konferencën Egnatia – Midtjylland nuk do të zhvillohet në Tiranë

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Bashkimit Evropian në Tiranë ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave në Shqipëri

Bashkimit Evropian në Tiranë ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave në Shqipëri

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Deputetët nisin të mblidhen për seancën plenare

Deputetët nisin të mblidhen për seancën plenare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën