Paris Saint-Germaini ka konfirmuar pse është kampion në fuqi i Evropës.
PSG të mërkurën mbrëma mposhti skuadrën e Manchester Cityt.
Duelin e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, Parisi e fitoi me shifrat 4:2.
Kampioni i dy edicioneve të fundit në Evropë, Paris Saint-Germaini, shkëlqeu qysh në pjesën e parë.
Realizoi tri herë me anë të Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Vitinha.
Golin e katërt për Parisin e shënoi Maghnes Akliouche në pjesën e dytë, në të cilën City zbuti epërsinë me dy gola të Erling Halaandit.
PSG tani ka dy fitore në po aq ndeshje kurse City shijoi humbjen e parë në Champions pasi e nisi me fitore









