Kosova pati paraqitje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë dhe mori fitore të madhe në kualifikimet për Botërorin 2028 të futsallit.
Në Tbilisi të Gjeorgjisë, Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, shënoi tri herë për fitoren 3:2.
Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja e parë e Grupit 10 të “Main Round”. “Main Round” është i parafundit për ta siguruar Botërorin 2028 të futbollit në sallë.
Në grup me Kosovën është edhe Italia.
Fituesit e 12 grupeve sa janë gjithsej dhe katër më të mirat e pozitave të dyta, avancojnë në “Elite Round” direkt. Tetë përfaqësueset tjera të vendeve të dyta luajnë në plejof, ndërsa katër fituesit avancojnë tutje po ashtu.
Më 6 nëntor, Kosova në Prishtinë e pret Italinë, ndërsa katër ditë më vonë luan ndaj italianëve në udhëtim.
Ndeshjet e fazës “Main Round”, Kosova i mbyll në shtëpi më 24 shkurt ndaj Gjeorgjisë.







