E dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku në fokus ishte funksionalizimi i institucioneve dhe vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë telefonatës, Pierce përcolli urimet e Qeverisë britanike dhe të kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e presidentes së Kosovës dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve shtetërore.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, përfaqësuesja britanike rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, me theks të veçantë në zhvillimin demokratik dhe avancimin e proceseve politike e zhvillimore.
Nga ana e tij, Kurti e falënderoi Pierce për urimet dhe përkrahjen e shprehur, duke theksuar gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Qeverinë britanike.
Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me synimin e zhvillimit të partneriteteve të reja strategjike.







