TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Varret pa emra të dy foshnjave në Mitrovicë, 27 vjet pas luftës lajmërohen familjet

Njëra vetëm katër javëshe, e tjetra gjashtë muajshe. Dy foshnje të vrara gjatë luftës në Kosovë, u varrosën në vitin 2012 në Mitrovicë, dhe në varret e tyre nuk u shënua asnjë emër. Kjo pasi identiteti i tyre nuk dihej. 26 vjet pas luftës, dy familje janë lajmëruar, dhe dy foshnjat tashmë janë rivarrosur.

by Arlind Beqiraj
1 orë ago
0 0
A A

Dy foshnja të vrara, familjet lajmërohen

Intervista e Hazirit zbuloi familjet e dy foshnjave të luftës

Dy varre, pranë njëri-tjetrit.

Në to preheshin dy foshnja, njëra vetëm katër javëshe, e tjetra gjashtë muajshe.

Të dyja u vranë gjatë luftës së fundit në Kosovë, pas bombardimeve të ushtrisë serbe në Shipol të Mitrovicës.

Për vite me radhë, varret e tyre mbetën pa emra.

Që nga viti 2012, kur ishin marrë nga morgu, foshnjat ishin varrosur në Shipol, por familjarët e tyre nuk u lajmëruan.

Vetëm një intervistë për media e disa muajve më parë e Gjyle Hazirit, kryetares së organizatës “Zëri i Prindërve”, bëri që familjet të lajmëroheshin dhe të kërkonin identifikimin e fëmijëve të tyre.

“Para 9 muajve e kam dhënë një intervistë lidhur me këto dy raste edhe në një kohë jo fort të gjatë i janë lajmëruar Kushtrim Garës. Familja prej Obrisë ka thënë që ajo beba gjashtëmuajshe është e jona. Pas tri ditësh erdhën edhe familjarët e Kaqandollit edhe thanë që kjo beba katërditëshe është e jona”, shprehet ajo.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, tashmë ka bërë gërmimin në këtë lokacion, duke zhvarrosur mbetjet mortore.

“Dje ka qenë e planifikuar dhe realizuar aktiviteti vlerësues, gërmues, gjatë të cilit edhe janë zhvarrosur mbetje mortore të një viktime ose të një rasti që ka ndërruar jetë në rrethanat e luftës dhe si proces më shumë do ta konsideronim si proces në kuadër të procesit për konfirmim të identitetit”, tha Kushtrim Gara, kryetar i këtij komisioni.

Kosova ka akoma rreth 1600 të zhdukur gjatë luftës.

Për familjet, pritja vazhdon.

Gjyle Haziri tregon se në komunën e Mitrovicës ende janë 96 persona të pagjetur.

“Për momentin janë edhe 96 nga 337  kanë qenë krejt, 111 janë zhvarrosur menjëherë pas luftës, në vitin 2001, në varrezat e Suhodollit, e kështu me radhë”, tha ajo.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas saj, mbetjet mortore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pierce në telefonatë me Kurtin, konfirmon mbështetjen e Britanisë për Kosovën

Pierce në telefonatë me Kurtin, konfirmon mbështetjen e Britanisë për Kosovën

Osmani pas ndërrimit të komandës së KFOR-it: Paqja në Kosovë është më e sigurt me NATO-n pranë nesh

Osmani pas ndërrimit të komandës së KFOR-it: Paqja në Kosovë është më e sigurt me NATO-n pranë nesh

“Mixhën e kemi gjet të vjerrtë në pemë” – nis gjyqi ndaj Neskoviq, i akuzuar për krime lufte në Gjilan

“Mixhën e kemi gjet të vjerrtë në pemë” – nis gjyqi ndaj Neskoviq, i akuzuar për krime lufte në Gjilan

Presidentja Shiroka Pula: Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë

Presidentja Shiroka Pula: Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën