TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Mixhën e kemi gjet të vjerrtë në pemë” – nis gjyqi ndaj Neskoviq, i akuzuar për krime lufte në Gjilan

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur gjykimi për krime lufte në Gjilan. I akuzuari Dragotin Neskoviq, mohoi fajësinë, ndërkohë nisën të dëgjohen dëshmitarët e parë të prokurorisë.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

Gjatë kohës së luftës, mbante pozitën e komandantit të Policisë në Gjilan.

Dragotin Neskoviq, për krimet e kryera në Zhegër e Llashticë, ka nisur betejën me drejtësinë.

Ai i mohoi akuzat për krime lufte.

“Nuk ndihem fajtor”, u shpreh i akuzuari.

Para trupit gjykues, Prokuroria filloi me fjalët hyrëse, ku u dhanë detaje rreth akuzës për vrasje të civilëve.

“Do të vërtetohet se forcat serbe nën komandën e të akuzuarit, Dragotin Neskoviq, me datë 13.03.1999 hynë në fshatin Zhegër dhe kryen vrasjen e civilëve shqiptarë. Po ashtu, do të vërtetohet se forcat serbe nën komandën e të akuzuarit, nga 27.03.1999-13.04.1999, kryen vrasje të civilëve shqiptarë në fshatin Llashticë”, tha prokurori Armend Zenelaj.

Përpos vrasjeve, prokuroria e ngarkon Neskoviq edhe me përgjegjësi penale të plaçkitjes dhe djegies së pronave të civilëve shqiptarë.

“Plaçkitën dhe ua dogjën shtëpitë e familjeve shqiptare në fshatin Pasjan, edhe pse i akuzuari në atë periudhë ishte komandant i stacionit policor, i kishte parë shtëpitë duke u plaçkitur e djegur, asnjëherë nuk i ka parandaluar këto veprime”, tha prokurori.

Akuzat e saj, prokuroria i mbështetë në dëshmitarë.

“Do të rrëfejnë lidhur me rrethanat e vrasjeve, plaçkitjeve dhe dëbimin e popullsisë civile shqiptare. Ngjarje këto, të  cilat këta dëshmitarë që do të dëgjohën, i panë dhe i përjetuan”, tregoi prokurori Zenelaj.

Akuzat e prokurorisë, mbrojtja i quajti të pabazuara.

“Viktimat që kanë humbur jetën në Zhegër dhe Llashticë, i kanë kryer pjesëtarët e forcave paramilitare, ndaj të cilëve komandanti i atëhershëm, Dragotin Neskoviq nuk ka pasur komandë”, u shpreh Vasilije Arsiq, avokat i të akuzuarit.

Seanca vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit të parë.

Ilaz Ramushi, tha se gjatë luftës kishe rastisur dy herë në të akuzuarin.

“T’u komuniku me kët’, Dragotinin, një polic tjetër dul prej kerrit edhe na u drejtu neve që ishim aty me nervozën maksimale “keni kërku shtet, keni kërku NATO, bombat po bijnë në Serbi, ky është veç fillimi, për shtet gjaku duhet m’u bo deri n’gu”, rrefu ngjarjen dëshmitari, Ilaz Ramushi.

Ai tregon se ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë dhe të strehoshin maleve të Gjilanit, aty ku u vranë tre persona.

“Me datë 13 kanë ndodhë tri vrasje në mal, kurse me datën 16, unë nuk kam qenë më në fshat sepse pata dalë në Preshevë. Por, një kushëri i imi i ka varrosë, nënën time, mixhën tim dhe një person tjetër. Mixhën e kemi gjetë pasi u kry lufta, i vjerrë në pemë”, vazhdoi dëshmitari.

Gjykimi do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë, të cilët në këtë proces gjyqësor kanë statusin edhe të të dëmtuarve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ministri italian porosi nga Kosova: Mund të vendosim radarë në Ballkan për ta mbrojtur Italinë dhe rajonin

​Ministri italian porosi nga Kosova: Mund të vendosim radarë në Ballkan për ta mbrojtur Italinë dhe rajonin

Ngritën shqetësime – Specialja shtet “në veti”, refuzon edhe Avokatin e Popullit

Ngritën shqetësime – Specialja shtet “në veti”, refuzon edhe Avokatin e Popullit

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

“Dialogu strategjik rikthehet kur të krijohen kushtet e duhura”–Ambasada e SHBA-së detaje për TËVË1

Kaosi me mbeturinat, komuna ia lë fajin mbylljes së deponisë gjatë natës, kundërshtohet nga deponia

Kaosi me mbeturinat, komuna ia lë fajin mbylljes së deponisë gjatë natës, kundërshtohet nga deponia

Feyenoordi fitoi me vështirësi ndaj Comos

Feyenoordi fitoi me vështirësi ndaj Comos

Trepça mposht Splitin

Trepça mposht Splitin

​Ministri italian porosi nga Kosova: Mund të vendosim radarë në Ballkan për ta mbrojtur Italinë dhe rajonin

​Ministri italian porosi nga Kosova: Mund të vendosim radarë në Ballkan për ta mbrojtur Italinë dhe rajonin

Protestuesit sulmojnë me molotov Komisariatin e Policisë në Tiranë

Protestuesit sulmojnë me molotov Komisariatin e Policisë në Tiranë

Ngritën shqetësime – Specialja shtet “në veti”, refuzon edhe Avokatin e Popullit

Ngritën shqetësime – Specialja shtet “në veti”, refuzon edhe Avokatin e Popullit

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

“Dialogu strategjik rikthehet kur të krijohen kushtet e duhura”–Ambasada e SHBA-së detaje për TËVË1

Kaosi me mbeturinat, komuna ia lë fajin mbylljes së deponisë gjatë natës, kundërshtohet nga deponia

Kaosi me mbeturinat, komuna ia lë fajin mbylljes së deponisë gjatë natës, kundërshtohet nga deponia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën