Albian Hajdari ka marrë një goditje tjetër dhe është i detyruar të pauzojë për disa javë, përpara se të jetë i gatshëm për lojë.
Në fakt, Hajdari do të qëndrojë jashtë për javën e ardhshme, kanë bërë të ditur te skuadra e Hoffenheimit.
Ai pritej që të ishte gati për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Beshiktashit, që luhet të enjten por në stërvitjen e së martës ka dëmtuar shputën e këmbës.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Hoffenheimit, Chris Ilzer, i cili bëri të ditur se mungesa e Hajdarit për disa javë do të jetë një goditje e rëndë për ekipin e tij.
Hajdari ishte lënduar javë më parë sa ishte me Kombëtaren e Kosovës, duke u detyruar të largohet nga grumbullimi për t’u kthyer tek Hoffenheimi për ta vazhduar rehabilitimin por tani, ai ka marrë një goditje tjetër.
23-vjeçari këtë sezon ka 6 paraqitje për Hoffenheimin dhe mbetet në dyshim për të qenë gati për dy ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve, që janë pas një muaji.











