Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhalën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se Kurti e ka uruar Buzhalën për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të tij.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Viktor Buzhala në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kryeministri Kurti e uroi z. Buzhala për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet nw njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.









