Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Austrinë dhe Turqinë për sigurime sociale.
Në mbledhjen e së mërkurës, kabineti miratoi vendimit për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit Ministrit për Punë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Kosovës dhe Austrisë dhe Kosovës me Turqinë.
Për rëndisën e këtyre marrëveshjeve foli edhe kryeministri, Albin Kurti
“Marrëveshja synon të mbrojë të drejtat e qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të dyja vendet, në mënyrë që lëvizja nga njëri shtet në tjetrin të mos ua cenojë sigurinë sociale. Përmes koordinimit të skemave dhe bashkimit të periudhave të sigurimit, synojmë që vitet e punës dhe kontributet e paguara të merren parasysh në realizimin e të drejtave pensionale dhe sociale. Qytetarët që kanë kontribuuar në dy shtetet meritojnë që puna e tyre të njihet dhe të drejtat e fituara t’u ruhen pavarësisht se ku e ndërtojnë jetën”, tha Kurti për marrëveshjen me Turqinë.







