Në gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-komandantit të nënstacionit policor në Zhegër të Gjilani Dragotin Naskoviq, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.
Ai në fillim të kësaj seance është deklaruar i pafajshëm.
Ndërsa në fjalën hyrës Prokurori Special, Armend Zenelaj ka thënë se në gjykim do të vërtetohen akzuat e ngritura ndaj Naskoviq.
Ai ka përmendur se me urdhër të Naskoviq forcat serbe kanë kryer vrasje të civilëve në Zhegër.
“Do të vërtetohet se forcat serbe në komandën e këtij të akuzuari, më 30.03.1999 ynë në fshatin Zhegër dhe kryen vrasjen e civilëve shqiptarë. Më 30.4.1999 kryen vrasjen e anëtarëve të familjes Shabani dhe Hysnei”, tha ai.
Naskoviq u arrestua në shtator të vitit 2024 në pikën kufitare te Dheu i Bardhë (Bela Zemlja) dhe ndaj tij u ngrit aktakuzë zyrtare në nëntor të vitit 2025. Gjykimi ndaj tij ka filluar në dhjetor të vitit 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.







