TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dhomat e Specializuara refuzojnë pjesëmarrjen në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit në Kosovë

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Dhomat e Specializuara refuzojnë pjesëmarrjen në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit në Kosovë

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vlerësuar se pjesëmarrja e tyre në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, nuk është e përshtatshme. Takimi kishte për qëllim diskutimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të Qelajt lidhur me këtë institucion dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një komunikate, Dhomat e Specializuara kanë sqaruar se vendimi për të mos marrë pjesë bazohet në dispozitat kushtetuese dhe ligjore që përcaktojnë mandatin e tyre.

Sipas institucionit, Kushtetuta e Kosovës, përkatësisht neni 162, paragrafi 11, si dhe neni 34, paragrafi 9, i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përcaktojnë se përgjegjësia për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të personave që kanë kontakte me këto institucione i takon Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera.

Në këtë kontekst, Dhomat kanë rikujtuar se çështja e mungesës së kompetencave të Avokatit të Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, për të vepruar në raport me to, i është bërë e ditur atij edhe më parë.

Komunikata i referohet edhe rolit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili, sipas Dhomave të Specializuara, kryen mbikëqyrjen dhe inspektimin e objektit të paraburgimit, me qëllim të sigurimit të respektimit të standardeve më të larta ndërkombëtare.

Sa u përket procedurave gjyqësore, Dhomat kanë theksuar se vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet nxirren nga gjyqtarë të pavarur dhe të paanshëm, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ato kanë shtuar se palët që kanë kundërshtuar vendimet gjyqësore kanë mundur të shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë në dispozicion, përfshirë ankesat në Panelin e Apelit, Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara.

Në përfundim, Dhomat e Specializuara kanë ritheksuar se vazhdojnë të përqendrohen në përmbushjen e mandatit të tyre për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe për zhvillimin e proceseve penale të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Naskoviq mohon akuzat për krime lufte, Prokurori: Do të dëshmohet se i akuzuari ka kryer krime

Naskoviq mohon akuzat për krime lufte, Prokurori: Do të dëshmohet se i akuzuari ka kryer krime

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria themelon grupin punues për strategjinë e Apelit në Hagë

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Komisioni për të Pagjeturit: Në veri të Kosovës janë gjetur mbetje mortore të së paku 3 personave

Në varrezat e Shipolit gjenden mbetje eshtërore, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Lukaku preferohet para Muriqit në Champions

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Ylli Bajraktari uron Presidenten Shiroka-Pula, paralajmëron vizitën e 60 liderëve të rinj në Kosovë

Kurti për ish krerët e UÇK-së:Sot do të marrim një vendim të rëndësishëm lidhur me këtë çështje

Kurti për ish krerët e UÇK-së:Sot do të marrim një vendim të rëndësishëm lidhur me këtë çështje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën