Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por gjatë ditës priten edhe intervale të herëpashershme me diell.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë







