Rruga “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë do të bllokohet përkohësisht nga ora 23:00 e së martës, më 13 tetor, deri në orën 06:00 të së mërkurës, më 14 tetor.
Sipas njoftimit të Komunës së Mitrovicës, bllokimi vjen për shkak të punimeve që po zhvillohen në infrastrukturën hekurudhore.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka bërë të ditur se bllokimi është i nevojshëm për të garantuar sigurinë gjatë realizimit të punimeve.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për hyrje dhe dalje nga qyteti.




