Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Mirzoyan, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.
Lajmin e ka bërë të ditur Konjufca përmes një postimi në platformën X, ku ka njoftuar se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sigurinë rajonale.
Po ashtu, sipas tij, në takim janë shqyrtuar mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e angazhimit ndërmjet Kosovës dhe Armenisë.
“Diskutuam për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sigurinë rajonale, si dhe shqyrtuam mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e angazhimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Armenisë”, ka shkruar Konjufca në X./teve1.info/
A friendly meeting with Armenian FM @AraratMirzoyan at #WSF2026
We discussed current geopolitical developments and regional security, while exploring opportunities to increase cooperation and strengthen engagement between the Republic of Kosova and Armenia. https://t.co/3tfzo3j4bH
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) October 13, 2026







