Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, Turki al-Maliki, ka publikuar një hartë që tregon vendndodhjen e Kompanisë së Naftës Jemenase dhe Stacionit Qendror Al-Sabah në Sanaa, duke u bërë thirrje civilëve që të evakuojnë zonën për shkak të një sulmi të mundshëm ndaj objektit.
Ai u ka bërë thirrje civilëve që të evakuojnë zonën, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm ndaj objektit.
“Komanda e Forcave të Përbashkëta të Koalicionit u kërkon civilëve të evakuojnë vendin e Kompanisë së Naftës Jemenase / Stacionit Qendror Al-Sabah në Sanaa, sipas hartës ilustruese të vendit, për sigurinë e tyre”, deklaroi al-Maliki.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur tensionet mes koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe grupit të armatosur Huthi po përshkallëzohen.
Huthitë kanë paralajmëruar më herët se çdo sulm ndaj Sanaas do të pasohet nga një përgjigje “të ashpër” dhe të dhimbshme, duke përmendur si objektiv të mundshëm kryeqytetin saudit, Riadin.
Grupi i armatosur Huthi ka deklaruar se objektet e naftës të kompanisë saudite Aramco përbëjnë “një objektiv legjitim”.
Zëdhënësi i grupit, Yahya Saree, ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për evakuim, duke u bërë thirrje “të gjithë punonjësve dhe qytetarëve të pranishëm pranë çdo objekti të lidhur me Aramco Oil” që të largohen nga këto zona.
Saree përsëriti edhe paralajmërimin e Huthive drejtuar “kompanive të navigimit ajror, linjave ajrore, udhëtarëve dhe stafit” që operojnë në hapësirën ajrore saudite dhe në aeroportet e vendit. Në paralajmërim u përfshi edhe Aeroporti Ndërkombëtar King Khalid në Riad.








