TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia gjen armë, granata dhe mbi 2 mijë fishekë në dy lokacione në Zubin Potok

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Policia gjen armë, granata dhe mbi 2 mijë fishekë në dy lokacione në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar të martën, më 13 tetor, pas informatave të pranuara nga qytetarët.

Gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar në fshatin Paruce, policia ka gjetur dhe konfiskuar 141 fishekë të armës së gjatë, 21 fishekë të armës së gjatë me krehër, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, katër granata dore, një tytë të pushkës së gjuetisë dhe 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë.

Po ashtu, janë gjetur pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapëse dhe tamponë për fishekë, një maskë gazi ushtarake dhe një bajonetë ushtarake.

Ndërkaq, në një objekt tjetër të pabanuar në fshatin Ranqiq, njësitë policore kanë gjetur një pistoletë, katër granata dore dhe 2 mijë e 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në të dy lokacionet kanë intervenuar edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat i kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.

Policia ka bërë të ditur se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar, ndërsa për rastet është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në fund, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar që të vazhdojnë të raportojnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, përmes numrit emergjent 192./teve1.info/

Tags: armePoliciaTeve1zubin potok
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Presidentja ka afat 8 ditë për ligjin për Specialen, mund ta kthejë në Kuvend me vërejtje ose sugjerime

Shala: Presidentja ka afat 8 ditë për ligjin për Specialen, mund ta kthejë në Kuvend me vërejtje ose sugjerime

Presidentja Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, paralajmëron veprime për Ligjin për Specialen

Presidentja Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, paralajmëron veprime për Ligjin për Specialen

Vitia u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

Vitia u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

Miratohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës

Rama nga Luksemburgu: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull në negociatat me BE-në

Rama nga Luksemburgu: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull në negociatat me BE-në

Vitia u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

Vitia u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

Kërcënime të ndërsjella mes Arabisë Saudite dhe Huthëve, në shënjestër objektet e naftës

Kërcënime të ndërsjella mes Arabisë Saudite dhe Huthëve, në shënjestër objektet e naftës

Protesta studentore në Shqipëri: Policia hedh gaz lotsjellës dhe arreston studentë

Protesta studentore në Shqipëri: Policia hedh gaz lotsjellës dhe arreston studentë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën