Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se ka mbyllur një biznes në Zubin Potok, ndërsa një tjetër është gjobitur me 6 mijë euro për shërbim të alkoolit personave të mitur.
Sipas njoftimit biznesi i mbyllur nuk ishte i regjistruar në ARBK.
“Gjatë këtyre inspektimeve, IQMT ka mbyllur një subjekt ekonomik që ushtronte veprimtarinë pa regjistrim në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), ka konfiskuar produkte pa deklaracion të prejardhjes, si dhe ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 6,000 eurosh ndaj një subjekti tjetër ekonomik, i cili u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur”, thuhet në komunikatën e ministrisë..
Ministria ka bërë të ditur se veprimet e marra janë janë pjesë e angazhimit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të sigurt, transparent dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.




