Një fëmijë ka vdekur sot në QKUK pas lëndimeve të marra aksidentalisht.
Fëmija nga fshati Pavlan i Pejës ishte dërguar më 11 tetor në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar, togeri Shermet Elezaj zëdhënës për rajonin e Pejës.
“Me datë 11.10.2026, jemi njoftuar se një fëmijë i gjinisë femërore ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë (më vonë në QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i janë shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit të Shetit trupi i pa jetë i viktimës ju kthehet familjarëve”, ka njoftuar ai.







