Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për rëndësinë e rikthimit të dialogut strategjik mes Kosovës dhe Shtetve të Bashkuara të Amerikës.
Ai këtë e ka theksuar në takimin që ka zhvilluar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Abdixhiku ka thënë se Kosovës i duhet ta frocojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm, ShBA-në.
“Në takim theksova nevojën për rikthimin në Dialogun Strategjik me SHBA-në. Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete. Për LDK-në, miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit tonë. Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka shkruar Abdixhiku.
Rikthim të dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së ka kërkuar edhe presidentja Shiroka-Pula në takimin e zhvilluar të hënën me senatorët amerikanë./teve1.info/







