Gjyqtari kosovar, Genc Nuza po vazhdon ta përfaqësojë me profesionalizëm dhe dinjitet futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Nuza është deleguar nga UEFA si gjyqtar kryesor për ta drejtuar një ndeshje të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Ai do të jetë në duelin Tëente – Thun, i cili luhet të enjten në Holandë nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së parë të fazës së ligs.
Në këtë përballje, Nuza do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni e Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti dhe në AVAR Alban Shala.
“Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për gjyqtarët tanë, të cilët po dëshmojnë cilësinë dhe përparimin e gjyqtarëve kosovarë në skenën evropiane”, ka shkruar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në njoftimin e lëshuar të martën.









