TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdekja e punëtorit në Ferizaj, një person ndalohet për 48 orë

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Vdekja e punëtorit në Ferizaj, një person ndalohet për 48 orë

Një person është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit, lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori, i cili humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T.,në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Prokuroria ka bërë të ditur se procedurat e mëtejme ligjore ndaj të dyshuarit do të vazhdojnë brenda afateve të përcaktuara me ligj.

Rasti ka të bëjë me vdekjen e një punëtori, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia derisa ishte duke kryer punime në një objekt ndërtimi në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

“Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi rasti.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

Kërkohet raportim i rregullt për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

Kërkohet raportim i rregullt për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

Carvajal zyrtarizohet te Getafe

Carvajal zyrtarizohet te Getafe

A zbatohet Ligji për Specialën? – Paralajmërohen protesta masive | MESDITË @teve1

A zbatohet Ligji për Specialën? – Paralajmërohen protesta masive | MESDITË @teve1

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

Gjyqtari Nuza delegohet në Ligën e Konferencës

Gjyqtari Nuza delegohet në Ligën e Konferencës

10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën