Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur mbi 26 mijë franga zvicerane në një veturë me targa vendore në Vërmicë.
Sipas Policisë gjatë patrullimit janë hasur dy vetura që drejtoheshin nga një shtetas i Kosovës dhe tjetëra nga shtetasi i Shqipërisë.
Ky rast është cilësuar si “shpëlarje parash”, ndërsa dy personat janë shoqëruar në stacionin policor.
“Policia gjatë patrullimit kanë hasur në dy automjete njëra me targa vendore dhje tjetra të Shqipërisë drejtuar nga meshkuj njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit në automjetin me targa vendore janë gjetur një shumë parash prej 26.900 franga zvicerane. Palët janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh.







