TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

by teve1
1 orë ago
0
A A
Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përmbyllur me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”, në bashkëpunim me forcat speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe me institucionet e sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka theksuar se ky ushtrim dëshmon avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operacionale të FSK-së, rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë.

Ai ka bërë të ditur se përmes investimeve në trajnim, zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar, po vazhdon ndërtimi i një force moderne dhe profesionale, të gatshme për përmbushjen e misionit të saj.

“Ky ushtrim dëshmon avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operacionale të FSK-së, rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar Maqedonci.

Në fund të postimit, ministri ka shprehur mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës./teve1.info/

Tags: “VALOR SHIELD 2026”Ejup MaqedonciFSKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

A do të gjejë zbatueshmëri Ligji për Specialen? Flet profesori i së drejtës kushtetuese

A do të gjejë zbatueshmëri Ligji për Specialen? Flet profesori i së drejtës kushtetuese

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën