Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar për tëvë1 zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Një person i moshës 54-vjeçare ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në rrugën ‘Cen Dugolli’ në Ferizaj, në objektet e ndërtimit, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum”, ka bërë të ditur Veseli.
Ai ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Në vendngjarje kanë dalë, përveç patrullës së stacionit, edhe hetuesit rajonalë. Ndërsa janë njoftuar të dalin edhe inspektorët e punës. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka deklaruar Veseli.
Rrethanat e rastit pritet të hetohen nga organet kompetente.








