TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova dhe BE, takimi i Nënkomitetit të MSA-së për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale

by teve1
2 orë ago
0
A A
Kosova dhe BE, takimi i Nënkomitetit të MSA-së për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian mbajtën më 8 tetor, në Bruksel, takimin e tetë të Nënkomitetit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale.

Në takim u diskutuan një gamë e gjerë temash, duke përfshirë arsimin, rininë, politikat sociale dhe punësimin, shoqërinë e informacionit, telekomunikacionin dhe politikat audiovizuale, si dhe trashëgiminë kulturore, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në fushën e punësimit, Komisioni inkurajoi autoritetet që të finalizojnë dhe miratojnë legjislacionin e vonuar prej kohësh që mbulon punësimin, ekuilibrin ndërmjet jetës profesionale dhe asaj private, si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë, të cilat janë gjithashtu prioritete të Qeverisë.

“Ristrukturimi i Agjencisë së Punësimit duhet të përfundojë dhe kapacitetet e saj të forcohen, në mënyrë që të zbatojë me efikasitet masat aktive të tregut të punës dhe të ketë ndikim domethënës në uljen e shkallës së papunësisë dhe joaktivitetit, veçanërisht te gratë në moshë pune”, thuhet në njoftim.

Autoritetet u inkurajuan gjithashtu të sigurojnë që Inspektorati i Punës të ketë burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për të përmbushur mandatin e tij, si dhe të rrisin transparencën e raportimit të rasteve të aksidenteve në punë.

Komisioni vlerësoi punën e deritanishme të Kosovës në zbatimin pilot të Skemës së Garancisë për të Rinjtë, që synon adresimin e nivelit të lartë të të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin arsim dhe nuk janë në trajnim (NEET), dhe inkurajoi krijimin e kushteve për zbatimin e saj të plotë.

Komisioni gjithashtu inkurajoi autoritetet që të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve për të negociuar dhe lidhur në mënyrë të pavarur marrëveshje kolektive.

Në fushën e përfshirjes sociale dhe mbrojtjes sociale, Komisioni vuri në dukje progresin e deritanishëm në reformat e skemave të asistencës sociale në Kosovë dhe shprehu pritshmërinë për zbatimin e tyre të plotë, përfshirë miratimin e Ligjit për Asistencën Sociale dhe Përfitimet Sociale.

Monitorimi dhe inspektimi i shërbimeve sociale duhet të kryhen në mënyrë të rregullt dhe të njëtrajtshme.

Po ashtu, financimi i ofrimit të shërbimeve sociale nga komunat, përmes një granti të veçantë në buxhetet komunale, duhet të trajtohet me përparësi.

Në fushën e shoqërisë së informacionit, Komisioni vuri në dukje zbatimin e bartshmërisë së numrave telefonikë, duke siguruar përdorimin efikas të burimeve të numeracionit dhe duke nxitur konkurrencën ndërmjet operatorëve mobilë në Kosovë në kushte të barabarta.

Kosova u inkurajua të vazhdojë zbatimin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike 2023–2028 dhe Agjendës Digjitale 2023, si dhe zgjerimin e shërbimeve elektronike që platforma eKosova u ofron qytetarëve dhe bizneseve.

Komisioni inkurajoi Kosovën të ndajë burime të mjaftueshme për zbatimin e Strategjisë kombëtare për sigurinë kibernetike dhe planit përkatës të veprimit.

Sa i përket legjislacionit, Kosova duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me Direktivën NIS2 të BE-së për sigurinë kibernetike, Rregulloren e BE-së për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara 2.0, si dhe me Kodin evropian të komunikimeve elektronike.

Në fushën e politikave audiovizuale, palët u pajtuan që Kosova duhet të vazhdojë punën për harmonizimin e legjislacionit me Direktivën për shërbimet mediatike audiovizuale dhe Aktin evropian për lirinë e medias.

Komisioni gjithashtu inkurajoi Kosovën të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për financimin e transmetuesit publik, në përputhje me acquis-in e BE-së.

Në fushën e arsimit, Komisioni vuri në dukje progresin e arritur në rritjen e përfshirjes në edukimin në fëmijërinë e hershme, zgjerimin e arsimit dhe aftësimit profesional (AAP), si dhe miratimin e një kurrikule të re për fëmijët e moshës 0–6 vjeç.

Komisioni gjithashtu theksoi nevojën që aftësitë bazë, fushat STEM (shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika) dhe digjitalizimi të trajtohen si prioritete në dokumentet kryesore të politikave dhe legjislacionit.

Komisioni mirëpriti pjesëmarrjen pozitive në programin Erasmus+ dhe theksoi rëndësinë e forcimit të qeverisjes në të gjitha nivelet e arsimit.

Autoritetet e Kosovës informuan për veprimet konkrete që po ndërmerren për të përmirësuar aftësitë bazë në dritën e rezultateve të fundit të testimit PISA, përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në lexim, matematikë dhe shkenca, gjendjen aktuale të programeve kryesore legjislative, si dhe zhvillimet e fundit në fushën e sportit dhe rinisë.

Në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional (AAP), të dyja palët u pajtuan për nevojën e përshtatjes më të mirë të aftësive me kërkesat e tregut të punës, rishikimit të kurrikulave dhe profileve të aftësimit, si dhe riorganizimit të sistemit të financimit të arsimit dhe aftësimit profesional.

Sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Komisioni inkurajoi Kosovën të sigurojë përkushtim të vazhdueshëm ndaj Këshillit për zbatim dhe monitorim dhe punës së tij, të miratojë Ligjin për trashëgiminë kulturore dhe të shfrytëzojë plotësisht mundësitë që ofron programi Evropa Kreative.

Në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit, palët pranuan nevojën për investime të mëtejshme në kapacitetet kërkimore dhe inovative, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë, integrimin në Hapësirën evropiane të kërkimit dhe pjesëmarrjen në programin Horizon Europe.

Komisioni theksoi nevojën për sigurimin e financimit të mjaftueshëm për ekosistemin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, duke synuar që ndarjet buxhetore të arrijnë rreth 1% të BPV-së.

Komisioni inkurajoi Kosovën të vazhdojë punën për finalizimin e Strategjisë kombëtare të specializimit të mençur.

“Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është korniza përmes së cilës BE-ja dhe Kosova diskutojnë çështje teknike dhe të politikave rreth reformave të lidhura me BE-në”, theksohet në njoftim.

Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim-Asociimit, të asistuar nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit, si dhe nën-komitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së.

Takimet e organeve të MSA-së japin kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Secili takim i nën-komitetit monitoron dhe shoqëron realizimet e Kosovës në reforma dhe identifikon si mundet BE-ja të ndihmojë në këtë proces.

Janë shtatë fusha të mbuluara përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve përkatëse: drejtësia, liria dhe siguria; inovacioni, shoqëria e informacionit, politikat sociale, arsimi dhe kultura; tregtia, industria, doganat dhe tatimet; tregu i brendshëm, konkurrenca, mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit; bujqësia, peshkataria, pylltaria, siguria ushqimore; transporti, mjedisi, energjia, ndryshimi klimatik dhe zhvillimi rajonal; çështjet ekonomike dhe financiare, statistikat.

Dy fusha të tjera, të mbuluara përmes takimeve të grupeve të posaçme, janë reforma në administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimet e komitetit dhe nën-komiteteve të MSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova.

Secili takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe veprimeve të mëvonshme të dakorduara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Supremja rrëzon kërkesën e Ramës: Faturat për mbeturina duhet të paguhen te “Pastrimi”

​Rama thërret Prokurorinë të reagojë: Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

Çollaku: Radoiçiqi vazhdon të jetë i afërt me Vuçiqin, BE-ja nuk po ushtron trysni ndaj Serbisë

Çollaku: Radoiçiqi vazhdon të jetë i afërt me Vuçiqin, BE-ja nuk po ushtron trysni ndaj Serbisë

Mbështetja e Greqisë për statusin kandidat të Kosovës në BE, në fokus të takimit Kurti-Vakali

Mbështetja e Greqisë për statusin kandidat të Kosovës në BE, në fokus të takimit Kurti-Vakali

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë

Supremja rrëzon kërkesën e Ramës: Faturat për mbeturina duhet të paguhen te “Pastrimi”

​Rama thërret Prokurorinë të reagojë: Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

Çollaku: Radoiçiqi vazhdon të jetë i afërt me Vuçiqin, BE-ja nuk po ushtron trysni ndaj Serbisë

Çollaku: Radoiçiqi vazhdon të jetë i afërt me Vuçiqin, BE-ja nuk po ushtron trysni ndaj Serbisë

Mbështetja e Greqisë për statusin kandidat të Kosovës në BE, në fokus të takimit Kurti-Vakali

Mbështetja e Greqisë për statusin kandidat të Kosovës në BE, në fokus të takimit Kurti-Vakali

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë

Gallapeni nënshkruan me agjencinë e njohur të menaxhimit të futbollistëve

Gallapeni nënshkruan me agjencinë e njohur të menaxhimit të futbollistëve

BQK merr pjesë në Takimet Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Tajlandë

BQK merr pjesë në Takimet Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Tajlandë

“Ditari”- 12.10.2026

“Ditari”- 12.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën