Vikendin e fundit, nisi sezoni edhe në Superligën e Kosovës për basketbolliste, ndërsa amerikania e Penzës, Wilcia Williams është zgjedhur më e mira.
Williams është shpallur “MVP” e javës së parë, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.
Me 32 pikë të shënuara, 12 kërcime e 2 asistime, Williams udhëhoqi Penzën në fitoren ndaj skuadrës së Bashkimit me shifrat 77:72.
Gjithashtu, Williams ka zënë vend edhe në ekipin i javës, i cili përbëhet nga basketbollistet amerikane, përfshirë këtu edhe bashkëlojtaren e saj tePenza, Nyshea Weaver që regjistroi 15 pikë, 14 kërcime e 3 asistime.
Pjesë e ekipit më të mirë janë edhe dy lojtaret e Peja 03, Zutorya Cook e Camryn Hill derisa Bashkimin e përfaqëson Alexis Tucker që pati 26 pikë, 10 kërcime e 1 asistim.
Cook regjistroi 24 pikë, 14 kërcime e 4 asistime derisa Hill shtoi 23 pikë, 11 kërcime e 1 asistim në triumfin e Pejës 03 ndaj Trepçës me rezultat 102:44.









