Një predhë ka goditur aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” të Arabisë Saudite, duke vrarë një person dhe duke plagosur 11 të tjerë, sipas autoritetit të aviacionit civil të vendit, raporton Al Jazeera.
Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil (GACA) identifikoi të ndjerin në sulmin e së dielës si një banor pakistanez dhe tha se të plagosurit u transferuan në disa spitale për kujdes mjekësor.
Sulmi në terminalet 3 dhe 4, të cilat shërbejnë fluturime vendase, ndodhi një ditë pasi një raketë Huthi goditi aeroportin, duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur më shumë se 300, sipas koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton kundër rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen.
Ambasada e Indisë në Arabinë Saudite tha se një nga qytetarët e saj vdiq të dielën për shkak të plagëve të marra në sulmin e së shtunës, duke e çuar numrin e të vdekurve në 13.
Aeroporti i Riadit është sulmuar katër herë në pesë ditët e fundit. Sulmet e Huthëve në aeroportin King Khalid të enjten vranë të paktën tre qytetarë sauditë, përfshirë një pilot, sipas GACA-s.
Aeroporti ka qenë i mbyllur që nga sulmi i së shtunës, i cili ishte më vdekjeprurësi në vend që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në fund të shkurtit.
Huthitët morën përgjegjësinë për sulmet para të dielës.










