TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mediat italiane vlerësojnë lartë Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Cagliarit

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
​Mediat italiane vlerësojnë lartë Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Cagliarit

Edon Zhegrova ka marrë vlerësime pozitive nga mediat italiane për paraqitjen e tij në ndeshjen mes Cagliarit dhe Juventusit, e cila përfundoi me rezultat 1:1 në kuadër të xhiros së gjashtë të Serie A.

Futbollisti kosovar e nisi ndeshjen nga banka rezervë, por u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, duke zëvendësuar portugezin Francisco Conceiçao. Me hyrjen e tij në lojë, Zhegrova i dha më shumë gjallëri repartit ofensiv të Juventusit dhe krijoi probleme për mbrojtjen vendase.

Mediumi italian CalcioMercato.it e vlerësoi Zhegrovën me notën 7, duke e përzgjedhur si lojtarin më të mirë të Juventusit në këtë takim. Sipas vlerësimit të mediumit italian, kosovari, së bashku me Kerim Alajbegovicin, i dha një impuls të ri skuadrës dhe e detyroi disa herë portierin Elia Caprile të ndërhynte.

Edhe e përditshmja sportive Tuttosport i kushtoi vëmendje paraqitjes së 27-vjeçarit, duke e përshkruar atë me termin “straripante”, që nënkupton një lojtar shpërthyes dhe me ndikim të madh në lojë.

Zhegrova ishte një nga futbollistët që e ndihmuan Juventusin të shtonte presionin në pjesën e dytë, pas një 45-minutëshi të parë ku skuadra e Luciano Spallettit pati vështirësi të krijonte raste të rrezikshme.

Cagliari kaloi në epërsi në minutën e 20-të me Daniele Maldinin, ndërsa Juventusi arriti të barazonte në minutën e 81-të përmes Randal Kolo Muanit, pas asistimit të Alajbegovicit. Pavarësisht rasteve të krijuara në fund, bardhezinjtë nuk arritën ta përmbysnin rezultatin.

Paraqitja e Zhegrovës është një tjetër sinjal pozitiv për futbollistin kosovar, i cili po synon të fitojë më shumë hapësirë në skuadrën italiane. Vlerësimet e mediave pas ndeshjes dëshmojnë se aftësia e tij për të sfiduar kundërshtarët në duele individuale dhe për të krijuar rrezik në fazën sulmuese mund të jetë një armë e rëndësishme për Juventusin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova kritikohet nga ish-futbollisti italian

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

City fitore bindëse kundër Liverpoolit

City fitore bindëse kundër Liverpoolit

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Prokuroria: Motivet për vrasjen në Pogragjë akoma të pa njohura

Prokuroria: Motivet për vrasjen në Pogragjë akoma të pa njohura

​Kurti: Anëtarësimi në KiE dhe Interpol, i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

​Kurti: Anëtarësimi në KiE dhe Interpol, i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova kritikohet nga ish-futbollisti italian

Ambasada e SHBA-së: Mezi presim të bashkëpunojmë me Justina Shiroka-Pulën

Ambasada e SHBA-së: Mezi presim të bashkëpunojmë me Justina Shiroka-Pulën

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Kanoset një zyrtar në Prizren

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

Maqedonci për median ndërkombëtare: Kërcënimi nga Serbia është i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën