TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami riemërohet si kryenegociator, çfarë pritet nga dialogu Kosovë–Serbi?

by Teve1
2 orë ago
1
A A
Bajrami riemërohet si kryenegociator, çfarë pritet nga dialogu Kosovë–Serbi?

Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të Kosovës për dialogun teknik me Serbinë vjen në një kohë kur procesi mbetet i bllokuar dhe nuk ka një afat të qartë për rifillimin e bisedimeve.

Njohësit e dialogut kanë qëndrime të ndryshme për ecurinë e tij, duke kërkuar ndryshimin e qasjes së Bashkimit Evropian, përmbushjen e detyrimeve të Kosovës nga marrëveshjet e arritura dhe ndikimin e përvojës diplomatike të Bajramit në marrëdhëniet me Brukselin.

Profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, vlerëson se dialogu me Serbinë nuk duhet të vazhdojë pa ndryshuar qasja e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kosova duhet t’i zbatojë marrëveshjet për të cilat është zotuar, por duhet të ndryshojë qasjen ndaj procesit dhe të komunikojë drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian. Ai ka vlerësuar se çështjet teknike janë mbyllur në masë të madhe dhe se fokusi duhet të jetë te zbatimi i marrëveshjeve të arritura.

“Emërimi i një personi siç është Agron Bajrami për dialog teknik nuk është se ka problem për këtë çështje. Politikisht, zoti Kurti ose nuk po e kupton ose nuk po dëshiron me kuptu se si është gjendja. Dialogu me Serbinë për mua nuk ka sens më. As nuk duhet të zhvillohet, derisa nuk qartësohen disa gjëra. Pra, Bashkimi Evropian nuk mund të luajë me dy standarde. Pra, kësaj duhet t’ia japim fund kësaj çështjeje. Dialog me BE-në, po. Me Serbinë nuk kemi nevojë të dialogojmë derisa ministri i Millosheviçit na portretizohet si paqësor. Pra, e kam thënë këtë hipotezë dhe i qëndroj: Me kriminelë lufte nuk mund të ndërtosh paqe të qëndrueshme. Kjo është vërtetuar me shekuj, me vite. Kështu që duhet të jemi shumë të qartë, të ndarë, të hapur dhe të sinqertë edhe me Bashkimin Evropian. Ne do t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet për të cilat jemi zotuar, por me Bashkimin Evropian. Pra, duhet ndryshuar qasja dhe narracioni, sidomos edhe pas vendimit të Gjykatës Speciale… Çështjet teknike i kemi mbyllur, po besoj, të paktën ajo që kemi vepruar në veri është çështje e mbyllur. Krejt çka na takon neve është me implementu marrëveshjen”, tha ai.

Në anën tjetër, ish-diplomati Albert Prenkaj e sheh riemërimin e Agron Bajramit si kryenegociator si një mundësi për të vazhduar komunikimin me Brukselin, duke pasur parasysh përvojën e tij diplomatike dhe kontaktet e krijuara gjatë shërbimit si ambasador.

Ai nuk mendon se ky emërim përbën ulje të nivelit të përfaqësimit të Kosovës, pasi ambasadori, sipas tij, përfaqëson të gjitha institucionet e shtetit dhe mund të komunikojë me zyrtarët evropianë dhe palën serbe.

“Po, krizat e vazhdueshme institucionale dhe kushtetuese në Kosovë, dhe tash procesi zgjedhor në Serbi, e kanë futur procesin negociator në një qorrsokak. Pra, kemi një pezullim, ta quajmë kështu, të dialogut me Serbinë. Mirëpo, çfarëdo komunikimi të cilin Kosova e ka me komunitetin ndërkombëtar, e posaçërisht me Brukselin zyrtar, me shefen e politikës së jashtme dhe sigurisë, zonjën Kaja Kallas, me kryetaren e Komisionit Evropian, zonjën von der Leyen, kërkesat janë që Kosova të marrë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, të cilat i ka marrë në vitin 2023 me negociatat në Bruksel dhe në Ohër. Pra, kërkohet që t’i rikthehemi negociatave dhe në këtë prizëm unë e shoh riemërimin e ambasadorit tonë në Bruksel, zotit Bajrami, i cili tashmë ka një përvojë diplomatike në Bruksel, ka krijuar rrjetin e tij, dhe qeveria beson se ambasadori ynë në Bruksel mund të jetë kryenegociatori i çështjeve të cilat do të negociohen në mënyrë permanente”, shtoi ai.

Kosova dhe Serbia, në shkurt të vitit 2023, në Bruksel, arritën marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa në mars, në Ohër, u pajtuan për aneksin e zbatimit.

Megjithatë, në shtator të vitit 2023, një grup i armatosur serb, në krye me Milan Radoiçiqin, kreu sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kosova e ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit, ndërsa Beogradi zyrtar i ka mohuar këto akuza. Nga 45 personat e akuzuar për sulmin në Banjskë, tre janë në drejtësinë e Kosovës. Të akuzuarit e tjerë, përfshirë Radoiçiqin, vazhdojnë të jenë në arrati. Besohet se të gjithë ndodhen të lirë në Serbi.

Radoiçiqi u pa të shtunën në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequr nga ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca uron emërimin e Schübel si përfaqësues i BE-së në Kosovë

Konjufca: Kosova qëndron fuqishëm në mbështetje të Arabisë Saudite

Vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan

Vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan

Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive

Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive

Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Gjilan

Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Gjilan

Konjufca uron emërimin e Schübel si përfaqësues i BE-së në Kosovë

Konjufca: Kosova qëndron fuqishëm në mbështetje të Arabisë Saudite

Vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan

Vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan

Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive

Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Zelensky thotë se Ukraina do të ndalojë së sulmuari rafineritë nëse Rusia ndalon sulmet energjetike

Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Gjilan

Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Gjilan

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Huthitë ripërtërijnë paralajmërimin për aeroportet saudite pas sulmit vdekjeprurës në Riad

Huthitë ripërtërijnë paralajmërimin për aeroportet saudite pas sulmit vdekjeprurës në Riad

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën