Napoli ka mposhtur 3:0 Frosinonen në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Series A.
Kevin De Bruyne shkëlqeu me dy gola. Një tjetër u realizua nga Noa Lang.
Ish-kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit në të gjithë ndeshjen.
Ai në minutën e 80-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Pas gjashtë ndeshjeve, Napoli dhe Frosinone kanë nga 10 pikë të tubuara.









