Sot do të mbahet Kongresi Ndërkombëtar me temë “Shëndeti mendor: Sfidat dhe e ardhmja”.
Ky është edicioni i tetë i këtij kongresi, ndërsa ngjarja fillon nga ora 10:00.
“Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, më 10–11 tetor 2026, organizojnë edicionin e 8-të të Kongresit Ndërkombëtar, me temën ‘Shëndeti mendor: Sfidat dhe e ardhmja’”, thuhet në njoftim.
Në këtë ngjarje do të flasin ligjërues dhe studiues vendës e të huaj nga fusha e shëndetit mendor, e psikologjisë, e mjekësisë, nga fusha sociale, si dhe fusha të tjera relevante







