TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Bedri Shabani ka qenë dëshmitar në Hagë”, zbulohen detaje të reja në seancën për spiunazh

Ka filluar shqyrtimi gjyqësor ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimi, si të akuzuar për spiunazh. Prokuroria tha se përmes provave do të vërtetohet se dyshja ka dhënë informacione të ndjeshme tek BIA serbe. Ndërkaq, për mbrojtjen këto mbeten vetëm pretendime.

by Florijeta Dernjani
1 orë ago
7 0
A A

Njëri pas tjetrit u sollën në gjykatë.

Ndaj Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, nisi gjyqi për spiunazh tek BIA serbe.

Dyshja edhe në këtë seancë, mohoi fajësinë.

Në fjalën hyrëse, prokuroria theksoi se me provat e siguruara do të vërtetohet e kundërta.

“Nga komunikimet dhe mesazhet e të pandehurve me këtë zyrtar, raportet zyrtare mbi hyrje daljet e të pandehurve nëpër Serbi, dokumentacionet dhe fotoalbumet të cilat përmabjnë ngjarje nga lufta UÇK-së, të zyrtarëve, të eprorëve të saj, diagrame, foto të përgatitura”, tha prokurori Bekim Kodraliu.

Sipas prokurorisë, Shabani spitalin ushtarak në Mollopolc të Shtimes, e kishte ndërlidhur me shtëpinë e verdhë.

“Prova materiale të cilat janë gjetur në posedim të Bedri Shabani, ku nga analiza e tyre do të vërtetohet se i njëjti ka tentuar që spitalin ushtarak të Mollopolcit, të UÇK-së, ta ndërlidhë me të ashtuquajturën shtëpia e verdhë në Burrel të Shqipërisë”, theksoi Kodraliu.

Mbrojtja e Shabanit i quajti qesharake provat në të cilat prokuroria mbështetë aktakuzën.

“Për besë të pretendosh se ke provu spiunazh me artikuj që ia ke gjetë dikujt në telefon, me artikuj që dikush ka shkarku në internet, nuk është veç qesharake.”

Mbrojtja mes tjerash, konfirmoi se Shabani ka qenë dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Po, është e vërtetë se Bedri Shabani, ka dhënë deklaratë për Kimberly Ëest, prokurore asokohe për Dhomat e Specializuara të Kosovës. po, është e vërtetë po ashtu, se personat të cilët ka komunikur Bedri Shabani, kanë qenë ndihmës të Kimberly Ëestit, përkatësisht të Dhomave të Specializuara”, tha avokati i Shabanit, Besnik Berisha.

Sa i përket Muharrem Qerimit, prokuroria tha se fokus i tij ishin pjesëtarët e UÇK-së, Policisë dhe AKI-së.

“Duke mbledhur informacione dhe duke ia dërguar BIA-s përmes këtij zyrtari, që kanë të bëjnë me eprorët dhe pjesëtarët e UÇK-së, zyrtarët policorë, zyrtarët e AKI-së, IPK-së, informacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë”, deklaroi Bekim Kodraliu.

Pjesë e informacioneve që Qerimi ka transmetuar tek BIA përmes Sërgjan Rosiq, sipas prokurorisë ishin edhe të dhëna rreth Kadri Veselit, si ish-drejtues i ShIK-ut.

“Muharrem Qerimi ka ndërmarrë veprime që përmbushin elementet e spiunazhit, do të vërtetohet edhe nga dëshmia e dëshmitarit, një zyrtari në Policinë e Kosovës, por edhe nga vet deklarimi i Qerimit, i cili para prokurorisë ka deklaruar se e  njeh personalisht zyrtarin Rosiq, ka informacione që i njëjti punon në shërbimin inteligjent serb”, tha Kodraliu.

Mirëpo, mbrojtja e Qerimit thotë se prokuroria nuk ka asnjë provë për këto akuza.

“Prokuroria nuk na ka ofruar asnjë provë të vetme për të vërtetuar se cili është ai informacion sekret i cili publikimi do të çrregullonte rëndë rendin kushtetues, sigurinë apo siç tha prokuroria jetën e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi avokati i Qerimit, Betim Shala.

Në këtë rast, janë mbajtur edhe disa seanca të mbyllura ku është trajtuar shëndeti i Bedri Shabani.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kryeministri Kurti e pret në Qeveri ambasadorin italian, gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së temë diskutimi

Kryeministri Kurti e pret në Qeveri ambasadorin italian, gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së temë diskutimi

Serbia s’i lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për të pame

Serbia s’i lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për të pame

​Detaje të reja për krimin në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë

​Detaje të reja për krimin në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë

Fabrika e municionit në Jahoc të Gjakovës – Ndërtimi akoma s’ka nisur, ministria e mbrojtjes rekruton stafin

Shqipëria pëson humbje nga Uellsi në Shkodër

Shqipëria pëson humbje nga Uellsi në Shkodër

Kosova pëson humbje nga Austria, zbehen gjasat për Botëror

Kosova pëson humbje nga Austria, zbehen gjasat për Botëror

FFK-ja e pëson nga UEFA, dënohet me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve dhe ndalim të shitjes së biletave

FFK-ja e pëson nga UEFA, dënohet me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve dhe ndalim të shitjes së biletave

Fabrika e municionit në Jahoc të Gjakovës – Ndërtimi akoma s’ka nisur, ministria e mbrojtjes rekruton stafin

Fabrika e municionit në Jahoc të Gjakovës – Ndërtimi akoma s’ka nisur, ministria e mbrojtjes rekruton stafin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën