TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rokada diplomatike mes Prishtinës dhe Shkupit, Meidani në Komision: Është nder i madh të përfaqësoj Shqipërinë në Kosovë, mbaj me vete ADN e babait tim

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Rokada diplomatike mes Prishtinës dhe Shkupit, Meidani në Komision: Është nder i madh të përfaqësoj Shqipërinë në Kosovë, mbaj me vete ADN e babait tim

Denion Meidani, i propozuar për ambasador të Shqipërisë në Kosovë, ka prezantuar këtë të premte kandidaturën e tij në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Dëgjesa vjen në kuadër të rokadës diplomatike me Petrit Malajn, ku Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, pritet të marrë drejtimin e ambasadës shqiptare në Prishtinë, ndërsa Malaj të zhvendoset në Shkup.

Gjatë fjalës së tij, Meidani e cilësoi këtë detyrë si një përgjegjësi të veçantë dhe një urë të rëndësishme mes dy shteteve shqiptare, duke kujtuar edhe periudhën e luftës në Kosovë dhe angazhimin e të atit, Rexhep Meidani, në mbështetje të popullit të Kosovës.

“Të nderuar, ju falënderoj për mundësinë për të paraqitur kandidaturën time si Ambasador i Shqipërisë në Kosovë. E pranoj këtë përgjegjësi, sepse është një urë e rëndësishme mes dy shteteve të një kombi. Në pranverë 1999 kur Kosova po vuante, babai im, Rexhep Meidani premtoi se Shqipëria do të mbetej e hapur. Kosova në ato ditë për familjen tonë ishte më shumë se politikë. Për mua tashmë është një nder i madh, mbaj me vete ADN e babait tim”, u shpreh Meidani.

Platformën e tij si kandidat për ambasador të Shqipërisë në Kosovë e prezantoi edhe Petrit Malaj, i cili nënvizoi marrëdhënien e rëndësishme mes dy vendeve.

“Të nderuar, detyra si ambasador i Shqipërisë në Kosovë ka qenë përvojë e veçantë dhe e rëndësishme, kam pasur fatin të punoj për thellimin e marrëdhënieve politike dhe njerëzore. Përvoja më ka mësuar qartë se nuk kërkohet vetëm diplomaci, por edhe besim, pari dhe punë konkrete.
Marrëdhënia me Maqedoninë e Veriut është bartëse e një rëndësie të veçantë, ne jemi miq, që e njohim të shkuarën dhe të ardhmen e përbashkët.
Një Maqedoni e Veriut më demokratike dhe europiane është në interes të shqiptareve, maqedonasve dhe gjithë rajonit. Marrëdhënia të forta shtetërore, priortiteti im i parë i këtij mandati do të jetë forcimi i marrëdhënieve politike dhe institucionale midis dy vendeve. Unë do të synoj vendosjen e një formati komunikimi të rregullt me Ministrinë për Punët e Jashtme dhe Tregtinë e Jashtme në Maqedoninë e Veriut, sikurse me institucionet e tjera shtetërore, partitë politike, institucionet e drejtësisë dhe botën akademike”, u shpreh Malaj mes të tjerash./Top Channel.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Istog-Qytetari dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro

Qytetari në Vushtrri gjen kuletën me dokumente dhe para, ia dorëzon Policisë

Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Gashi: LDK-ja duhet të ecë përpara pa vija të kuqe të përhershme, por në parime të qarta

Paralajmëruan për një “të Premte të Përgjakshme”, arrestohen disa persona në Poloni

Paralajmëruan për një “të Premte të Përgjakshme”, arrestohen disa persona në Poloni

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Istog-Qytetari dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro

Qytetari në Vushtrri gjen kuletën me dokumente dhe para, ia dorëzon Policisë

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Ballkani e mposht Llapin

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Ballkani e mposht Llapin

Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Gashi: LDK-ja duhet të ecë përpara pa vija të kuqe të përhershme, por në parime të qarta

Paralajmëruan për një “të Premte të Përgjakshme”, arrestohen disa persona në Poloni

Paralajmëruan për një “të Premte të Përgjakshme”, arrestohen disa persona në Poloni

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

​Aksident trafiku në Rudare, përfshihet edhe automjeti i KFOR-it

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën