TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

by Tëvë1
54 minuta ago
0
A A
​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar deri më tani përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë, ndërsa vetëm në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës janë regjistruar mbi 14 mijë kyçje brenda rreth gjashtë javësh.

Këto të dhëna u bënë të ditura në ngjarjen “Gati për t’u Lidhur: Festimi i përfundimit të shtrirjes së WiFi4WB në Kosovë”, ku u shënua përfundimi i shtrirjes së këtij rrjeti në 33 komuna dhe 43 lokacione të vendit.

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, tha se rezultatet e projektit nuk maten vetëm me numrin e pikave të instaluara, por edhe me përdorimin e tyre nga qytetarët, raporton KosovaPress.

“Jemi mbledhur këtu në bibliotekën kombëtare në Prishtinë, në kryeqytet, për të shënuar përfundimin e shtrirjes së këtij rrjeti në 33 komuna të Kosovës, në gjithsej 43 lokacione. Nga sheshi i Podujevës deri te biblioteka kombëtare këtu në Prishtinë, kemi përmbyllur një projekt që tashmë po i shërben qytetarëve në mbarë vendin. Dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se rezultatet nuk maten vetëm me numrin e pikave të instaluara, por edhe me përdorimin real të tyre. Mbi 1.1 milion lidhje në internet tashmë janë regjistruar përmes rrjetit Wi-Fi për Western Balkans në Kosovë, vetëm këtu në Bibliotekën Kombëtare janë regjistruar mbi 14 mijë lidhje brenda një periudhe prej rreth 6 javësh. Këto shifra dëshmojnë se kjo infrastrukturë po përdoret dhe po krijon vlerë konkrete për qytetarët. Interneti i falas në hapësirat publike e krijon mundësi studentëve të mësojnë, qytetarëve të përdorin shërbime elektronike, bizneseve të vogla të zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe vizitorëve të kenë qasje më të lehtë në informacion”, tha Jagxhiu.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerësoi rëndësinë e qasjes falas në internet në hapësirat publike, duke theksuar se kjo u krijon qytetarëve mundësi më të mëdha për mësim, punësim dhe shfrytëzim të shërbimeve.

“Sot, nga Prishtina, shënojmë përfundimin e shtrirjes së projektit WiFi4WB në të gjithë Kosovën, internet falas në hapësira publike, në 33 komuna të vendit. Për një student, kjo lidhje mund të jetë qasje në dije. Për një të ri, mund të jetë mundësia për të aplikuar për punën e parë. Për një qytetar, mund të nënkuptojë kryerjen e një shërbimi pa humbur kohë në radhë. Në pikat WiFi4WB në Kosovë janë regjistruar mbi 1.1 milion kyçje. Vetëm këtu, në Bibliotekën Kombëtare, janë regjistruar më shumë se 14 mijë kyçje brenda vetëm disa javësh. Këto shifra dëshmojnë nevojën. Ato tregojnë se sa shumë shfrytëzohet një mundësi kur ajo u vihet në dispozicion qytetarëve”, tha Rama.

Ndërkaq, shefi i Çështjeve Politike në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Boguslaw Getruda, e cilësoi projektin si një rezultat konkret që qytetarët mund ta shfrytëzojnë drejtpërdrejt, duke pasur qasje falas në internet në hapësirat publike.

“Ky është një rezultat konkret, të cilin qytetarët mund ta përjetojnë drejtpërdrejt, duke pasur mundësi të lidhen falas me internetin në hapësirat publike në 33 komuna të vendit. Deri më tani, në këto pika të qasjes në internet në të gjithë Kosovën janë regjistruar më shumë se 1.1 milion hyrje në rrjet. Ky është një numër mbresëlënës, që dëshmon si kërkesën e madhe, ashtu edhe vlerën praktike të kësaj nisme. Kjo na kujton gjithashtu se transformimi digjital i Evropës nuk është diçka abstrakte. Ai bëhet real aty ku njerëzit jetojnë, punojnë, studiojnë dhe komunikojnë çdo ditë”, tha ai.

Në anën tjetër, shefi i Bashkëpunimit në Ambasadën Gjermane në Kosovë, Daniel Alker, tha se projekti dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve evropianë, institucioneve të Kosovës dhe komunave.

“Ky projekt është një shembull i mirë i asaj që mund të arrihet kur mbështetja evropiane dhe gjermane kombinohet me partneritet të fortë lokal në Kosovë. Para së gjithash, dëshiroj t’i përgëzoj njerëzit dhe institucionet që e kanë bërë të mundur këtë projekt, përkatësisht institucionet e Kosovës, komunat në mbarë vendin, GIZ-in dhe Telekomin e Kosovës. Kur flasim për Wi-Fi publik, ajo që shihet është shumë e thjeshtë: një pikë qasjeje dhe një lidhje interneti. Por, pas këtij rezultati të thjeshtë, qëndron një proces dukshëm më kompleks. Duhet të identifikohen dhe të vlerësohen lokacionet, të instalohet dhe konfigurohet infrastruktura, si dhe të krijohen dhe testohen lidhjet. Komunat dhe partnerët teknikë duhet t’i koordinojnë përgjegjësitë e tyre, ndërsa i gjithë ky proces duhet të funksionojë në lokacione shumë të ndryshme dhe në kushte të ndryshme lokale”, tha ai.

Në fund është nënshkruar memorandumi i Mirëkuptimit. WiFi4WB (Wi-Fi for Western Balkans) është një nismë rajonale që synon ofrimin e rrjeteve publike Wi-Fi falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësirat publike të komunave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndërsa zbatohet nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në partneritet me institucionet lokale./kp

Tags: Kosoveperparim ramarrjeti publikTeve1wifi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rriten me 35,2% regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri

Rriten me 35,2% regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri

Osmani në ceremoninë e Bashkimit të Gjermanisë: Liria dhe demokracia kapërcejnë ndarjet më të thella

Osmani në ceremoninë e Bashkimit të Gjermanisë: Liria dhe demokracia kapërcejnë ndarjet më të thella

​Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy përfundojnë në QKUK

​Tre persona nën hetime për tentim-vrasje në Vushtrri

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim drejtorin e AKI-së, flasin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim drejtorin e AKI-së, flasin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën