TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

by teve1
1 orë ago
0
A A
Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Juristja nga Afrika e Jugut, me origjinë indiane, Navanethem “Navi” Pillay, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2026.

Ajo u nderua për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe për rolin në ndjekjen penale të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vlerësuar karrierën e gjatë të Pillay, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Gjatë shpalljes së fitueses, kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Jørgen Watne Frydnes, theksoi se Pillay ka zgjeruar ndjeshëm fushën dhe ndikimin e së drejtës ndërkombëtare, duke ndihmuar në ndërtimin e një rendi ligjor global më gjithëpërfshirës.

E lindur në Durban të Afrikës së Jugut, në një familje me origjinë indiane, Pillay e nisi karrierën si avokate gjatë aparteidit, kur u përball me diskriminimin dhe përjashtimin sistematik.

Në fillimet e saj profesionale, ajo mbrojti Nelson Mandelën dhe figura të tjera që kundërshtonin regjimin e aparteidit.

Gjatë karrierës së saj, Pillay ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Lartë të Afrikës së Jugut, në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Ajo ka qenë gjithashtu Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, nga viti 2008 deri në vitin 2014.

Një prej kontributeve të saj të rëndësishme lidhet me jurisprudencën ndërkombëtare për dhunën seksuale gjatë konflikteve.

Në Tribunalin për Ruandën, ajo luajti rol në zhvillimin e precedentëve ligjorë që njohën se përdhunimi dhe dhuna seksuale, në rrethana të caktuara, mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe akte të gjenocidit.

Sipas Komitetit të Nobelit, çmimi synon të nënvizojë rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare në një kohë kur konfliktet dhe luftërat po shtohen, ndërsa institucionet ligjore përballen me presion politik.

Çmimi Nobel për Paqen 2026 shoqërohet me një vlerë prej 12 milionë koronash suedeze dhe ceremonia e dorëzimit do të zhvillohet më 10 dhjetor në Oslo, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.

BREAKING NEWS
The Norwegian Nobel Committee has decided to award the 2026 #NobelPeacePrize to Navanethem “Navi” Pillay for her efforts to promote peace and international law.

#NobelPrize https://t.co/97vurspw6z

— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 9, 2026

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, arrestohen tre persona

Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, arrestohen tre persona

Pentagoni: Ekzekutimi me pushkatim i ish-majorit amerikan do të transmetohet drejtpërdrejt

Pentagoni: Ekzekutimi me pushkatim i ish-majorit amerikan do të transmetohet drejtpërdrejt

Brukseli pret Samitin Strategjik të tetorit

Brukseli pret Samitin Strategjik të tetorit

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

Rriten me 35,2% regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri

Rriten me 35,2% regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri

Osmani në ceremoninë e Bashkimit të Gjermanisë: Liria dhe demokracia kapërcejnë ndarjet më të thella

Osmani në ceremoninë e Bashkimit të Gjermanisë: Liria dhe demokracia kapërcejnë ndarjet më të thella

Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, arrestohen tre persona

Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, arrestohen tre persona

Pentagoni: Ekzekutimi me pushkatim i ish-majorit amerikan do të transmetohet drejtpërdrejt

Pentagoni: Ekzekutimi me pushkatim i ish-majorit amerikan do të transmetohet drejtpërdrejt

​Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy përfundojnë në QKUK

​Tre persona nën hetime për tentim-vrasje në Vushtrri

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim drejtorin e AKI-së, flasin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim drejtorin e AKI-së, flasin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën