8 aksidente trafiku janë regjistruar në rajonin e Ferizajt brenda 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të Policisë Rajonale të Ferizajt, 4 prej këtyre aksidenteve ishin me lëndime me ç’rast kanë mbetur të lënduar 6 persona.
Kurse, prej këtyre aksidenteve 4 ishin me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 262 gjoba për kundërvajtje.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në raportin e PK-së.







