TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

by Tëvë1
2 orë ago
8
A A
Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka folur lidhur me raportimet se Berita Abazi, ish-shefja e stafit të Albulena Haxhiut, njëherësh asambliste e Vetëvendosjes në Prishtinë, është zgjedhur shefe e stafit të presidentes Justina Shiroka-Pula.

Ai, lidhur me këtë, ka thënë se për këtë emërim ka parë në media dhe se nuk dëshiron të merret me gjëra të vogla.

“Po, është asambleiste. Unë sapo pashë në media për këtë emërim. S’kam qenë i informuar më herët. Unë jam që presidentja ta zgjedhë stafin e saj, t’i kryejë detyrat e saj sipas ligjit, ndershmërisht, me përgjegjësi dhe në interes të vendit. Por tash, në këto momente kur zgjodhëm këtë presidente, këtë figurë konsensuale, dhe për të cilën po pajtohemi të gjithë se është e duhura, nuk jam që të merrem me gjëra të vogla”, deklaroi Hoti.

Ndër të tjera, ai tha se ky emërim mund të jetë bërë edhe me urgjencë, për shkak të plotësimit të kabinetit të presidentes.

“Nuk jam për t’u marrë me gjëra të vogla, por me procese të mëdha, që të ecim përpara. Nuk më bën përshtypje ky emërim apo një tjetër që mund ta bëjë presidentja. Kjo mund të jetë bërë edhe me urgjencë, në kuptimin e plotësimit të kabinetit, dhe nesër ose pasnesër mund të ndryshojë”, tha ai.

Ai më tej tha se nesër mund të ketë emërime edhe nga ndonjë subjekt tjetër politik.

“Nesër mund të jetë një emërim që vjen nga një subjekt tjetër politik. Është çështje e saj dhe e kabinetit të saj. Unë, si përfaqësues i Vetëvendosjes, prej presidentes së re pres që ajo t’i mbrojë në arenën ndërkombëtare interesat e Kosovës, t’i zbatojë detyrat e saj, siç kërkon ligji, të jetë korrekte me të gjitha subjektet politike”, deklaroi tutje ai.

Duke folur për këtë temë, ai shtoi se nga presidentja po kërkohet të luajë rolin e referit, duke theksuar se presidentja nuk është refer, por presidente.

“Meqenëse këtu po kërkohet prej presidentes të jetë si njëfarë referi, edhe pse nuk duhet parë ashtu, presidentja s’është për të luajtur rolin e referes, por është presidente. Ajo i ka të përcaktuara detyrat e saj me ligj dhe është betuar që ta mbrojë interesin e vendit. Kjo kërkohet nga ajo”, tha ndër të tjera Hoti.

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

“InfoNata” 08.10.2026

“InfoNata” 08.10.2026

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën