Pasi që Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, pati reagime nga disa akterë ndërkombëtarë në adresë të institucioneve të shtetit.
Bashkimi Evropian, fillimisht tha se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.
Pastaj edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që institucioni legjislativ i bëri në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Piëkrisht për këto reagime u pyet nga gazetarët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten.
Mirëpo shefi i qeverisë nuk u përgjigj veçse tha që ka takim me presidenten Shiroka – Pula.
“Në orën 11:00 kam takim te presidentja, më duhet të mbërrij në kohë”, tha Kurti.




