Një përleshje fizike shpërtheu në lagjen Konjarnik të Beogradit midis mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe qytetarëve që mbështesnin Listën Studentore.
Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Vojislav Iliq” dhe “Ustaniçka”, ku po zhvilloheshin paralelisht dy tubime të ndara.
Sipas Nova.rs, mbështetësit e partisë në pushtet mbërritën në vendngjarje para qytetarëve të nismës “Zbor Konjarnik”.
Situata u përshkallëzua kur një protestuese që mbështeste Listën Studentore u mori një flamur mbështetësve të SNS-së.
Më pas, disa individë iu vërsulën asaj.
Incidenti ndodhi në të njëjtën kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke folur nga Valeva, u bënte thirrje mbështetësve të tij të mos përfshiheshin në përballje me simpatizantët e Listës Studentore.
Pas disa orësh tensioni, tubimi përfundoi me largimin e qytetarëve e mbledhur në tubim.










