Ambasadori i Francës në Prishtinë, Jean-François Huchet, ka uruar Justina Shiroka-Pulën me rastin e zgjedhjes së saj presidente e re e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Huchet e ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re, duke i uruar sukses në përgjegjësitë e saj të reja.
“Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, e mirëpret ngrohtësisht zgjedhjen e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe i uron shumë suksese në përgjegjësitë e saj të reja”, thuhet në postimin e ambasadës.
Në njoftim thuhet gjithashtu se Franca pret të bashkëpunojë me presidenten Shiroka-Pula dhe të thellojë më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës./teve1.info/







