Një numër i madh zyrtarësh dhe personalitetesh të larta shtetërore janë duke marrë pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Në mesin e të pranishmëve janë kryeministri Albin Kurti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Në ceremoni është e pranishme edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërsa pjesëmarrëse është edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga komunitetet joshumicë joserbe, Emilija Rexhepi.
Në ceremoninë solemne po marrin pjesë gjithashtu ministra dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.
Ceremonia e inaugurimit të Presidentes Justina Shiroka-Pula po mbahet në oborrin e Presidencës, duke nisur nga ora 15:00.
Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur mbrëmjen e 6 tetorit.




